AKTUALE

VLEN nuk do ta përkrah Siljanovskën e VMRO-së në raundin e dytë, Bakiu flet për zgjedhjet e 8 majit

Banner

Se cilit nga dy kandidatët presidencialë, Stevo Pendarovski apo Gordana Siljanovska-Davkova, do të shkrihen votat e partive të shqiptarëve në raundin e dytë të zgjedhjeve për president të vendit, është një nga pyetjet të cilave iu përgjigj Bashkim Bakiu nga koalicioni shqiptar VLEN mbrëmë në emisionin Top Tema në Tv Telma.

Shefi i shtabit zgjedhor të Arben Taravarit theksoi se koalicioni “VLEN” nuk ka në plan të thërrasë elektoratin e tij për të votuar asnjë nga kandidatët për president që shkojnë në raundin e dytë. Ai thotë se do t’i bëjnë thirrje qytetarëve që të mbështesin koalicionin VLEN vetëm në zgjedhjet parlamentare, por vlerësimin se kë të votojnë në zgjedhjet presidenciale ia lënë vullnetit të tyre.

“Ne kërkojmë votën për ne më 8 maj sepse janë zgjedhje parlamentare, por është vendimi dhe vullneti i tyre se çfarë duhet të bëjnë në zgjedhjet presidenciale. Nuk i mbajmë në xhep votuesit që na mbështetën. Unë mendoj se shqiptarët janë një popull i mençur dhe do të bëjnë ndryshimin dhe do të gjykojnë më 8 maj. Ditën e votimit ata do të gjykojnë vetë (cilin kandidat presidencial të mbështesin) në bazë të historisë, programeve dhe prioriteteve në rastin e Bashkimit Evropian, eliminimit të korrupsionit dhe funksionimit të shtetit ligjor”, thotë Bashkim Bakiu, kreu i shtabit zgjedhor të kandidatit për president të “VLEN”, Arben Taravari.(INA)

Banner

Related posts

Policia e Kosovës del me një sqarim publik: Kujdes me disa e-mail që po lëshohen në emër të PK-së

admin

“Për BDI-në më të kapshme janë zgjedhjet lokale bashkë me parlamentaret” – Ahmeti tregon se nëse Taravari i bashkohet Frontit Kombëtar

Gjyla Halili

BDI fton partitë shqiptare që janë pjesë e qeverisë, për zgjedhje të parakohshme

Gjyla Halili