AKTUALE

Për 50 vjetorin e karrierës, Shkurte Fejza do të mbajë dy koncerte recitale

Banner

Këngëtarja e njohur shqiptare me një bagazh tejet të madh artistik, Shkurte Fejza, ka ndarë lajmin e madh për të gjithë adhuruesit e muzikës.

Për nder të 50 vjetëve të karrierës së saj, Shkurte Fejza do të mbajë dy koncerte të mëdha, njërin më 8 qershor në Prishtinë dhe tjetrin më 20 qershor në Tiranë.

Me zemër plot mirënjohje, dua të falënderoj secilin prej jush – bashkëpunëtorët e mi të çmuar, miqtë, familjen, dhe veçanërisht ju, adhuruesit e këngës sime, për mbështetjen dhe dashurinë që më keni dhuruar gjatë këtyre 50 viteve karrierë. Si artiste, misioni im ka qenë gjithmonë të bashkoj zemrat e bashkatdhetarëve të mi përmes muzikës, duke promovuar vlerat kombëtare dhe rrëfimin e vuajtjeve dhe sfidave të popullit tonë në rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë”, ka shkruar Shkurte Fejza përmes një postimi në Instagram.

“Këtë rrugëtim 50 vjeçar e kemi bërë bashkë dhe tani le ta festojmë së bashku me 8 qershor në Pallatin e Sporteve në Prishtinë dhe me 20 qershor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë në koncertin festiv: Shkurte Fejza – 50 vjet zëri i kombit”, potencoi ajo derisa ndau lajmin me të gjithë për koncertin madhështor.

“Faleminderit juve që për 50 vjet ishit fuqia e shpirtit tim. Zoti ju bekoftë shqiptarë kudo që jeni!”.

Banner

Related posts

Ahmeti: Mickoski le të përgatitet mirë, sot 1 vit në fushë të mejdanit bashkë me zgjedhjet lokale edhe ato parlamentare

Gjyla Halili

Anketa e IPIS: Ja sa deputetë do të fitojnë koalicionet dhe partitë politike

Gjyla Halili

Zëvendës kryeministri i Parë Izet Mexhiti takoi ambasadorin hungarez Andrash Klein

Gjyla Halili