AKTUALE

Në kohë janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Ohër dhe Debërc, votimi zhvillohet pa ndërprerë

Në komunat Ohër dhe Debërc të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë, votimi zhvillohet pa ndërprerë dhe pa kurrfarë parregullsi.

Sipas informatave të KZK-së Ohër, në kohë në orën 07:00 janë hapur të gjitha 87 qendrat e votimit, ashtu që qytetarët munden pa ndërprerë ta japin votën e tyre për ndonjërin nga shtatë kandidatët për president të shtetit.

Siç iinformojnë nga KZK Debërc, janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Komunë, ndërsa votimi zhvillohet pa ndërprerë.

Në listën kryesore zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në Ohër janë regjistruar gjithsej 51.717 votues, ndërsa në Debërc të drejtë për të votuar kanë gjithsej 3938 persona.

Banner

Related posts

Viti 2024 vit i zgjedhjeve, a do të mbahen bashkë zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare?

admin

Ali Ahmeti: Abdilaqim Ademi, figurë e pazëvendësueshme e BDI-së

Gjyla Halili

Çmimi i Bitcoin bie ndjeshëm teksa tregjet e kriptove po “përjetojnë pasojat“ e tarifave të Donald Trump

Gjyla Halili