AKTUALE

Ditët zgjedhore 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Dita e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, 24 prilli 2024 (e mërkurë) dhe e zgjedhjeve parlamentare, 8 maj 2024 (e mërkurë), janë ditë jo pune për të gjtihë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Punëdhënësit në ditët e theksuara nuk duhet të kryejnë veprimtari me përjashtim të atyre punëdhënësve ku proceset e punës për shkak të natyrës së tyre nuk mund të ndërpriten, kumtoi Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT).

Nga ISHT përkujtojnë se këto ditë janë jo pune sipas Konkluzionit të Qeverisë teknike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të miratuar në seancë më 16 prill të vitit 2024.

Për ditët e e theksuara Inspektorati Shtetëror i Tregut do të vendosë kujdestari dhe përmes inspektorateve shtetërore të tregut do të kontrollojë nëse Konkluzioni i Qeverisë teknike respektohet nga punëdhënësit”, thuhet në kumtesën e ISHT-së.

Banner

Related posts

Remzi Abdullahu jep lajmin për bletarët

Gjyla Halili

VMRO me tone kërcënuese për Taravarin: “Secili do ta marrë atë që meriton!”

Gjyla Halili

Osmani para Këshillit të Sigurisë së OKB-së: Trupat ruse të tërhiqen menjëherë nga Ukraina

admin