AKTUALE

Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Google ka njoftuar se do të investojë 600 milionë euro në një qendër të re për ruajtjen e të dhënave në Holandë, ku do të duhej të punësoheshin 125 persona.

Nga 2014, gjigant amerikan i teknologjisë ka investuar mbi 3.8 miliardë euro në qendra dhe infrastrukturë digjitale në Holandë, kurse në vitin 2019 paralajmëroi tre miliardë euro shtesë investim në zgjerimin e qendrave për ruajtjen e të dhënave në Evropë, transmeton Telegrafi.

Kapacitetet e tyre të ruajtjes dhe trafikut të të dhënave në Evropë sot përfshijnë Irlandën, Finlandën, Gjermaninë, Belgjikën dhe Danimarkën.
Një vit më parë, ata njoftuan, duke cituar të dhëna të pavarura kërkimore, se bazat e tyre në Torino dhe Milano të Italisë mund të krijojnë një treg të ri që mund të arrijë një vlerë prej 1.9 miliardë euro deri në vitin 2025.

Në fillim të këtij viti, ata raportuan se po planifikonin një investim miliardë dollarësh në ndërtimin e një qendre të dhënash edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Banner

Related posts

Mickoski: Emri i Artan Grubit i lidhur me shumë raste

Gjyla Halili

Mark Gjonaj: Programi shkollor dygjuhësh në NYC do ta ruajë gjuhën tonë për brezat që do të vijnë!

Gjyla Halili

Arifi: Mirënjohës për besimin, gati për përgjegjësinë si nënkryetar i BDI-së

Gjyla Halili