AKTUALE

Dashtevski: Nuk ka probleme në votimin e të sëmurëve, të burgosurve, diasporës dhe të personave në shtëpi të të moshuarve

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) është plotësisht i përgatitur për realizimin e zgjedhjeve presidenciale të nesërme, tha në seancën e sotme kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

“Ne jemi plotësisht të përgatitur për nesër. Dhe këto përgatitje nuk ndalen kurrë. Dikujt i mungon gjithmonë diçka kështu që ne jemi në kontakt pa ndërprerje me njerëzit. Prej mëngjesit të sotëm kemi pasur disa kontakte dhe do të vazhdojmë të jemi në kontakt. Dhe nesër gjatë ditës nëse do të dalin probleme do t’i zgjidhim menjëherë, sepse është një problem aktiv që duhet të zgjidhet në vazhdimësi”, tha Dashtevski.

Siç ka sqaruar Dashtevski, qytetarët në zgjedhjet e nesërme do të mund ta ushtrojnë të drejtën e votës me dokument të vlefshëm identifikimi, letërnjoftim dhe dokument udhëtimi me emrin e vjetër kushtetues të Republikës së Maqedonisë, si dhe letërnjoftim dhe dokument udhëtimi të cilit i ka skaduar afati nëntë muaj para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, që i bie nga 24 korriku i vitit 2023.
Dashtevski tha se sot nuk ka probleme gjatë votimit të të sëmurëve, të burgosurve, diasporës dhe personave në shtëpitë e të moshuarve.

Banner

Related posts

Ministrja suedeze për BE: RMV-ja të mbetet në rrugën evropiane!

admin

52 vjeçari nga Gostivari mashtrohet përmes një aplikimi të rremë për kredi, i merren 2.000 euro

Gjyla Halili

Xhemaludin Xhaferoski zgjedhet Kryetar i Degës së Lëvizjes Demokratike për Komunën e Dollnenit

Gjyla Halili