AKTUALE

Dauti: Në 117 vendvotime në Tetovë, të drejtë vote kanë 86.405 qytetarë! KSHZ me kohë ka dorëzuar materialin zgjedhor

Kryetari i Komisioni Komunal Zgjedhor në Tetovë, Nazmi Dauti një ditë para zgjedhjeve tha se Komisioni Shtetëror Zgjedhor me kohë ka dorëzuar materialin zgjedhor dhe se i njëjti po shpërndahet nëpër vendvotime.

Dauti tha se në Tetovë nga gjithsej 117 vendvotime, të drejtë vote kanë 86.405 qytetarë.

“Sa i përket Burgut të Tetovës, sot do të votojnë 54 të burgosur. Kemi një numër prej 69 personave që janë paraqitur, që duan ta realizojnë të drejtën e tyre në kushte shtëpiake, një ditë para zgjedhjeve, ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, kemi 7 persona të cilët kanë votuar, të cilët janë angazhuar si anëtar të Këshillave Zgjedhor në përfaqësi diplomatike. Kemi 4 persona që janë jashtë përkujdesjes familjare, si dhe dy persona të shpërngulur jashtë vendit”, tha mes tjerash Dauti.

Banner

Related posts

103 vjet Kryeqytet, Veliaj: Sot Tirana eshte ne ditet e saj me te mira!

admin

REISUL ULEMA MORI PJESË NË SHËNIMIN E DITËS SË EUROPËS

Gjyla Halili

Bujar Osmani zotohet: Nëse marr besimin e qytetarëve, do të anëtarësohemi në BE deri në vitin 2030

Gjyla Halili