AKTUALE

Fronti n’shesh”, Grubi me valë reagimesh: U djeg loja, as Efridolli s’nimon, Fronti i dha një goditje të fortë Mickoskit dhe ortakëve të tij

Banner

Pas tubimit që mbrëmë pati “Fronti Europian” në Sheshin Maqedonia ka pasur varg reagimesh nga eksponentët e lartë të koalicionit.
Më i zëshëm ka qenë, zëvendëskryeministri Artan Grubi.

Menjëherë pas tubimit, Grubi ka shpërndarë një video dhe disa pastime tjera me rradhë.

Në mbishkrimin e fundit zëvendëskryeministri ka thënë se opozitës nuk ju ndihmon as efridoli.

Sipas Grubit, ky është tubimi më i madhë i organizuar ndonjëherë.

“As Efridolli s’nimon …shikim të këndshëm – TUBIMI MË I MADH i organizuar ndonjëherë në Maqedoni. Zemra sa një dynja! Nëse keni problem me zemrën, mos e bëni SHARE videon”, ka shkruar Grubi.

Në një postim tjetër, Grubi ka thënë se Fronti N’Shesh i dha një goditje të fortë Mickoskit, ortakëve të tij.

“Eksponentëve të propagandës ruse, duke ua bërë me dije se nuk mund të përçajë popullin e orientuar drejt horizontit të Europës! Vendi ynë nuk do të bëjë hapa pas, do të lëvizë vetëm përpara duke projektuar ardhmërinë përmes vlerës së barazisë! Faleminderit popullit të pranishëm sot në Sheshin Maqedonia e deri në Sheshin Skenderbeu në Shkup, në përkrahje të Frontit Europian!”, ka shkruar Grubi.

E në një postim tjetër, Grubi ka thënë se loja më s’ka munti!

“Unë nuk luj mo, as munti s’ka mo, u djeg loja krejt!”, ka shkruar në postim tjetër Grubi.

Banner

Related posts

Java e tretë e marsit me mot të nxehtë –  temperaturat arrijnë deri në 17 gradë Celsius

Gjyla Halili

BDI: Urgjentisht të krijohet Komision Parlamentar për hetimin e drejtësisë selektive në trajtimin e tragjedisë në Koçan

Gjyla Halili

Takimi me rininë/ Fatmir Dehari: Besimi në rini është besim në të ardhmen, do vazhdojmë bashkë ndërtimin e Kërçovës

Gjyla Halili