AKTUALE

Siljanovska-Davkova: Ta kthejmë shtetin, më 24 prill dhe 8 maj qartësohen gjërat!

Të gjitha shtetet kanë mafien e vet, por në Maqeodni ka rrezik që mafia të ketë shtetin e vet! Beteja me mafien duhet të jetë pa kompromis, shumë e vështirë, por duhet të fillojë, sepse krimi dhe korrupsioni janë sistematik. Ndërkaq, persona që u ngjasojnë atyre të mafies kanë krijuar fole në pozitat më të larta dhe ata me veprim apo mosveprim, me shikim dhe ndihmim janë gjithashtu bashkëpunëtorë”, theksoi kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova në tubimin e sontëm në Aerodrom.

Ajo theksoi se zgjedhjet e 24 prillit vijnë si paralojë sepse atëherë gjërat do të qartësohen, ndërsa tërësisht do të spastrohen më 8 maj.

Ajo foli edhe për tubimin e sotëm të LSDM-së dhe kandidatit të tyre presidencial, Stevo Pendarovsski para Info Qendrës së BE-së në Shkup.

Banner

Related posts

Sllaveski: Inflacioni është stabil, rritja e dhjetorit është rezultat i transportit ajror

Gjyla Halili

Nikollë Camaj:Sovrani ju tha JO përçarjeve dhe rrugëve qorre,falemderit që na e mundësuat të jemi në shërbimin tuaj

admin

Fillon gara për deputetë, edhe pesë ditë fushatë presidenciale

Gjyla Halili