Kandidati për president i Frontit Europian, Bujar Osmani në komentin e fundit të debatit televiziv kujtoi dy opsionet që i paraqiten në këto zgjedhje presidenciale qytetarëve.
“Sivjet shënojmë 7 vjet nga rasti i 27 prillit, kur shteti ishte në humnerë, e megjithatë ne mblodhëm forcat dhe ia dolëm. Sot, 7 vite më vonë, jemi anëtar i NATO-s, një vend me më shumë mundësi për të gjithë. Ministri i parë i punëve të jashtme shqiptar, i cili punoi me përkushtim për të gjithë qytetarët për një të ardhme më të mirë evropiane. Para nesh sërish janë 2 alternativa: Njëra ofron izolim, që kërkon 61 deputetë, kërkon përjashtimin e komuniteteve të tjera në vendimmarrje… Alternativa e dytë ofron anëtarësim në Bashkimin Evropian për 5 vjet, deri në vitin 2030 dhe ofron bashkëjetesë përmes Frontit Europian, meqë qytetarët rrallë kanë pasur mundësi të zgjedhin rrugën për të ardhmen e qytetarëve sikurse sot, dhe unë mundem vetëm të premtoj se gjithë përvojën time, përkushtimin dhe kontaktet e mia në mbarë botën t’i vë në funksion për një shtet më të suksesshëm”, tha Osmani.