AKTUALE

Dr. Bejxhan Iljasi nga PDT demanton opozitën shqiptare / Sheshi Skenderbeu

Pas lajmit të publikuar në Zhurnal.mk nga burime pran VLEN-it kinse TDP refuzon mbajtjen e tubimit të Frontit Europian tek sheshi Skenderbeu, shkas heroit të madh shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, kreu i partis (PDT) Partia Demokratike Turke, Dr. Bejxhan Iljas, demanton informacionin si të pavërtet.

Në vijim reagimin e plotë

“Si është e mundur të bjerë kaq poshtë opozita?!!

Kjo ishtë një baltosje, një shpifje shumë e ulët dhe e neveritshme nga ana e tyre! Skënderbeu është heroi kombëtar i popullit Shqiptar, askush nuk mund ta mohoj dhe ta kundërshtoj këtë fakt. Derisa partitë opozitare herë pas here e përdorin këtë shesh vetëm për interesat e tyre, Partia Demokratike Turke me zyrat e vet 20 vite ndodhet në këtë shesh.

Ftoj portalet në fjalë që menjëherë të kërkojnë falje. Shumë ma herët jemi dakorduar që këtë miting ta mbajmë në sheshin Maqedonia.

Gjithashtu ua bëjmë me dije që ne e kemi ftuar antarsinë tonë që të tubohemi në sheshin “Skenderbeu”, prej ku të gjithë së bashku do të nisemi për miting në shesh.

Dënoj ashpër të gjithë ata që me këtë lajm tentojnë të dëmtojnë marrëdhëniet mes dy kombeve.

Dr.Bejxhan İljas
Kryetar i Partisë Demokratike Turke

Related posts

Lloga: Të gjitha çështjet shqiptare do të kenë të njejtin fat në Gjykatën Kushtetuese, RMV-ja po rrëshqet nga rruga evropiane në “Srpski Svet”

Gjyla Halili

Kuvendi luan pingpong me ligje të cilat janë në interes të qytetarëve!

Gjyla Halili

Pendarovski: Ato thonë “kurrë Veriore”, por nga Maqedonia e Veriut për pesë vjet marrin paga

Gjyla Halili