AKTUALE

Osmani për sloganin e VMRO-së: Çfarë fjalori është “Ta kthejmë Maqedoninë të bëhet e jotja”? A jemi në shekullin 21!?

Kandidati për president të shtetit nga Fronti Europian, Bujar Osmani në tubimin e fundit në Vrapçisht ka komentuar retorikën e ashpërsuar nacionaliste që vjen nga partia VMRO-DPMNE dhe protagonistët e saj.

“Sot duke ecur nëpër Shkup, pash billbordat e partisë opozitare, VMRO DPMNE. Shkruante “Ta kthejmë Maqedoninë të bëhet e jotja”, kinse Maqedonia nuk paska qenë e tyre, e paskemi marrë ne, për shkak se kemi Kryeministrin, Talat Xhaferin, për shkak se e kemi Ministrin e Jashtëm ose Ministrin e Financave. Çfarë fjalori është kjo vëllezër e motra, në shekullin 21, “ta kthejmë Maqedoninë për ty”, tha Osmani.

“Deri kur me këto ndarje të shtetit “i joti” dhe “i imi”. A nuk u dakorduam që ky shtet është i përbashkët? A nuk u dakorduam që ky shtet sa është i imi është i turqve, është i maqedonasve, është i boshnjakëve, është i romëve? A nuk u dakorduam që do të krijojmë mundësi të barabarta për secilin, pavarësisht prej ku vjen, çfarë gjuhe flet, çfarë feje ka, çfarë familje ka? Dhe përsëri ne kemi zgjedhje, ku ka një alternativë nacionaliste që thotë “ta kthejmë dinjitetin dhe ta kthejmë shtetin”. Unë atë që e lexoj mes rreshtave, vëllezër e motra, është një nacionalizëm hakmarrës për të gjithë ne. Është një kërkesë për 61 deputetë që të na përjashton edhe ne, edhe turqve, romëve, boshnjakëve nga vendimmarrja. T’i kthejmë dominimet etnike të para 20 viteve. Ta kthejmë izolimin, të cilën e vuajtëm 20 vjet për çështjen e emrit. Tash, na ofrohet edhe 20 vjet izolim, për një kontest tjetër me Bullgarinë”, përfundoi Osmani.

Banner

Related posts

THONË SE VAJZA I NGJANË BABAIT DHE I NDERON MIQTË E TIJ, SARANDA IMERI-STAFAI PO E DËSHMON TË KUNDËRTËN

Gjyla Halili

Lajm i shumëpritur për qytetarët e Matkës,sigurohen mjetet për restaurimin e rrugës kryesore deri te Kanjoni i Matkës

admin

“Xhaferi më tha se do të më shkarkonte, unë i thashë se nuk ka problem, por ndoshta ka harruar”, tha Angellov

Gjyla Halili