AKTUALE

Grubi i përgjigjet Mickoskit: Shqiptarët janë më të fortë se kurrë, janë bashkuar, s’ka kush i ndalë!

Zëvendëskryeministri Artan Grubi përmes “Facebook” i është përgjigjur kreut të VMRO-së dhe thirrjeve të tij që opozita të bashkohet dhe të dalin masovkisht në zgjedhje me të vetmen arsye, Ali Ahmeti të mDil n’shesh e qoji selam se ne jemi bë bashkë, më të fortë se kurrë, s’ka kush na ndal dhe kthim prapa s’ka!

Grubi ka thënë se përgjigjen më të mirë Mickoski e morri me bashkimin e shqiptarëve në “Frontin për Europë”  dhe se janë më të fortë se kurrë, raporton indeks.mk

“Dil n’shesh e qoji selam se ne jemi bë bashkë, më të fortë se kurrë, s’ka kush na ndal dhe kthim prapa s’ka”- ka shkruar Grubi.

Në fund zëvendëskryeministri ka ftuar të gjithë në tubimin madhështorë që “Fronti” do ta mbajë nesër në sheshin Maqedonia në ora 20:00.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti me ambasadorin Çek Ludva: Vendi po largohet nga Europa, të kthehemi në drejtim të Brukselit

Gjyla Halili

Mark Gjonaj: Diaspora shqiptare për herë të parë mund të votojë për zgjedhjet në Shqipëri, regjistrohuni

Gjyla Halili

Iseni: Nuk kam dosje kriminale, nuk i kam shërbyer asnjëherë Mijallkovit, ju që heshtët për rastet e montuara

Gjyla Halili