AKTUALE

Siljanovska-Davkova: Ka momente historike kur duhet të bëhemi bashkë!

Banner

Më 9 Maj do ta kremtojmë Ditën e fitores ndaj fashizmit dhe Ditën e Evropës, por do ta festojmë edhe për Maqedoninë – ka deklaruar mbrëmë në mitingun në Ohër, kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska – Davkova.

Ju premtoj se do të dëshmojmë se nuk do t`ju turpërojmë, se nuk nuk do t`i harrojmë interesat kombëtare dhe shtetërore. Ata jo vetëm që i harruan, por edhe i shkelën. Kërkoj besimin! Besoni, ka momente në histori! Ai moment është ky, kur patjetër të jemi bashkë, si asnjëherë më parë. Na duhet mbështetja juaj. Pa ju s`ka unitet, s`ka fitore. Ju e keni fjalën e parë dhe të fundit. Ohri është përmendore dhe shtëpia e krishterizmit evropian. Ta ruajmë. Pa Ohrin, Maqedonia nuk do ta ketë respektin” – deklaroi Siljanovska.

Banner

Related posts

Caktohen vazhdime të pesë seancave plenare

Gjyla Halili

Hungarezët vendosin nëse do t’i japin fund 16 viteve të sundimit të Orbanit

Gjyla Halili

Grubi me Gardianët e gjuhës kujdestarojnë para Gjykatës Kushtetuese

Gjyla Halili