AKTUALE

Dimitrievski: Osmanin më shumë e ndjej si ministër i Jashtëm i Kosovës sesa i Maqedonisë



Kandidati shqiptar i Frontit Europian, Bujar Osmani vazhdon të jetë në target të qarqeve nacionaliste në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pas sulmeve nga Gordana Siljanovska e VMRO-DPMNE-së, Maksim Dimitrievski i partisë “ZNAM”, njëherazi edhe kandidat për president të shtetit, ka deklaruar se kryediplomatin shqiptar të Maqedonisë së Veriut nuk e ndjen si ministër të vendit.

“Do të formoj ekip serioz në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, natyrisht edhe me ministrin e ardhshëm të Punëve të Jashtme që besoj se do t’i mbrojë interesat nacionale të Maqedonisë, dhe jo si në këtë rast z. Osmani, të cilin më shumë e ndjej si ministër i Jashtëm i Kosovës sesa i Maqedonisë. Dhe nga këtu do të veprojmë  dhe do të realizojmë gjithçka që jepet si ide”.

Banner

Related posts

ASH: Mexhiti u zhduk kur u dogjën pyjet- ministër i bizneseve, jo i mjedisit jetësor

Gjyla Halili

Osmani: Shteti nuk ka qenë asnjëherë në situatë më specifike dhe historike

Gjyla Halili

Vlen në Prekazin e Jasharajve

Gjyla Halili