Në një periudhë relativisht të shkurtër kohore, dy kazinotë e mëdha klasike në Maqedoninë e Veriut janë shtrirë edhe më shumë.
“Admiral Casino” nga fundjava e kaluar zyrtarisht ka filluar punën në hotelin “Limak” në Shkup, ndërsa “Apex” nga kjo javë ka hapur dyert në hotelin “Luxor” në pikën kufitare Bllacë me Kosovën, shkruan portali Faktor.
“Admiral” licencën e ka marrë nga Qeveria, pra muajin e kaluar nga Ministria e Financave, ndërsa “Apex” ka edhe leje pune që nga prilli.
Përveç 317 slot-makinave dhe ruletës elektronike, “Apex” ka gjithashtu shtatë tavolina ruletë live dhe tetë tavolina me karta live. Admirali ka 181 slot machines, pesë tavolina blackjack dhe pesë tavolina ruletë amerikane.
Kazinotë duhet t’i paguajnë buxhetit një shumë një herë për licencë në vlerë prej 600,000 euro, të paguajnë 20 për qind të diferencës midis shumës së paguar, si dhe të paguajnë nga 1,725 deri në 3,000 euro për tavolinë lojrash në baza mujore.
“Apex” është në pronësi të kompanive Beteiligungsk-und Consulting, Apex Holding, Unio Beteiligungs Austria dhe Call Maxx. “Grand Admiral Casino” u themelua nga “VVC Group”, “Atlantis Holding” dhe “SBA Holding”, por më vonë primatin e mori e njohura “Novomatic” përmes “Royal Eagle”.
Novomatic, përmes Makoten-it, zotëron kazinonë Flamingo në vendkalimin kufitar Bogorodicë, si dhe kazinonë në hotelin Marriott në Shkup. Ndër kazinotë tjera të njohura në vend është edhe “Hotel dhe Kazino Princesha” e Bogorodicës në Gjevgjeli. Këto kazino, si të tjerat, duhet të shfaqin dhe mbajnë një bazë kapitali prej 2.5 milionë euro për të funksionuar./Faktor.mk