AKTUALE

Rritje e ndjeshme ekonomike ne tremujorin e parë

Produkti i brendshëm bruto (PBB) i Kinës u zgjerua me 5.3% në tremujorin e parë të 2024, duke arritur në 29.63 trilion juanë (4.17 trilion dollarë), sipas të dhënave të publikuara të martën nga Byroja Kombëtare e Statistikave (NBS).

Prodhimi industrial me vlerë të shtuar, një tregues i rëndësishëm që mat aktivitetin e sipërmarrjeve, me xhiro vjetore prej të paktën 20 milionë juanë, u rrit me 6.1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, shitjet me pakicë të mallrave të konsumit, tregues i fuqisë së konsumit të vendit, u rritën me 4.7%. Shkalla e papunësisë urbane e anketuar, ishte mesatarisht në 5.2%, 0.3 pikë më e ulët, se e njëjta periudhë vitin e kaluar.

Ekonomia e Kinës pati një fillim të fortë në tremujorin e parë të 2024, sipas Sheng Laiyun, Zv/Drejtor i NBS. Kërkesa për prodhimin e vendit u rrit, me punësimin dhe çmimet që mbeten të qëndrueshme, dhe forcimin e besimit të tregut, tha Sheng.

Pavarësisht efektit të bazës së lartë, të dhënat e fundit sugjerojnë se ekonomia u zgjerua me një ritëm shumë më të shpejtë se sa ishte parashikuar në tremujorin e parë, tha Bruce Pang, kryeekonomist dhe kreu i kërkimeve në JLL Greater China.

Shtytja e politikës për investimet e pajisjeve, si dhe rinovimi dhe zëvendësimi i produkteve, do të vazhdojë të japë një nxitje për kërkesën e brendshme dhe të mbajë të arritshëm objektivin vjetor të PBB prej 5% , shtoi ai.

Related posts

“Nuk lëshoj vetëm djalin tim të vogël”, Rama: Nuk mbaj në detyrë asnjë burrë me para të vjedhura, kur i vjen koha të thirret nga SPAK të luftojë për veten

Gjyla Halili

Kuvendi miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ekzekutimin e sanksioneve

Gjyla Halili

Premtuan “agjendë e gjelbër” dhe “kryeministrin shqiptar”, po bëjnë union me Serbinë e Vuçiqin

admin