Komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve në Tetovë, Avni Ameti kërkon nga Drejtoria për Menaxhim me Kriza që të vë në funksion tre aeroplanët për shuarjen e zjarrit në malësinë e Tetovës.
Zjarri që ka shpërthye mbi fshatin Sellcë është në një largësi prej 2 km bëri të ditur në takimin me dhe është e pamundur që ne si zjarrfikës të futemi deri tek vendi për shkak të terrenit shumë të vështirë, por ne bëjmë përpjekje të vazhdueshme që të jemi në krye të detyrës . Duke pasur parasysh faktin se Mali Sharr është park nacional dhe në krye të detyrës dhe të menaxhojë me situatën duhet të jetë drejtoria e Malit Sharr, drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, drejtoria e pyjeve.
Për momentin në shuarjen e zjarrit në malin Sharr janë aktivizuar zjarrfikësit e Tetovës dhe drejtoria për menaxhimin me Malin Sharr dhe nuk kemi ekipe tjera që zakonisht duhet të jenë aktiv bëri të ditur Ameti. Nga qendra për menaxhim me kriza kemi kërkuar që të aktivizohen helikopter dhe aeroplan për shuarjen e zjarrit, por deri tani kemi vetëm një helikopter i cili dje ishte në terren edhe sot me kërkesën time tha në pres konferencë Avnui Ameti, si rezultat i përhapjes së shpejtë të zjarrit dhe materialeve të ndryshme që gjenden në mal.
I bëj thirrje Drejtorisë për Menaxhim me Kriza të cilët posedojnë me tre aeroplan për shuarjen e zjarrit që të na dale në ndihmë dhe të shmangim ndonjë katastrofë të mundshme dhe të ruajmë natyrën.