AKTUALE

Kandidatja për presidente, Biljana Vankovska e prezantoi programin në Makedonska Kamenicë dhe Dellçevë

Banner

Kandidatja për presdiente nga partia E Majta, Biljana Vankovska sot e prezantoi programin para qytetarëve të Makedonska Kamenicës dhe Dellçevës. Makedonska Kamenicën, siç tha, e viziton për herë të dytë, ndërsa qëllimi është me qytetarët të bisedojë “sy më sy” për problemet aktuale dhe prezantimi i programit të cilin ajo e ofron si kandidate presidenciale.

“Në Makedonska Kamenicë për herë të parë isha kur e hapëm zyren rajonale. Sot kemi ditë tregu dhe pak më shumë njerëz, vazhdojmë me bisedë ‘sy më sy’ me qytetarët, nga të cilët për fat të keq e dëgjoj këtë rrëfim, sa qytetarë sot në mëngjes hipën në autobusë dhe u larguan nga qyteti. Do të thotë vazhdimisht në këtë pjesë të Maqedonisë, por edhe në të tjerat po përballet edhe me shpërngulje të asaj që është më e mira dhe asaj që është më e dëshiruara. I tërë programi jonë, do të thotë, flas për atë, timin, presidencial, megjithatë edhe atë që do të pasojë në lloj të programit parlamentar të Së Majtës është i kahëzuar mu drejt zgjidhjes së problemeve të qytetarëve”, tha Vankovska.

Banner

Related posts

Grubi priti në takim ambasadorin Qehaja

admin

Xhaferi – Reka: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe mundësia reale për anëtarësim në BE deri në vitin 2030 nuk duhet humbur

Gjyla Halili

A mund të pezullohet edhe gjuha shqipe në Kushtetuese? Ahmeti: S’duhet t’i bëjmë hyzmet krizave të thella

Gjyla Halili