AKTUALE

Deputetja Arta Bilalli-Zendeli zgjidhet Raportuese e KE-së për eliminimin e të gjitha formave të përndjekjes religjioze

Deputetja e BDI Arta Bilalli-Zendeli, është zgjedhur Raportuese e KE-së për eliminimin e të gjitha formave të përndjekjes religjioze.

“Në Komitetin për barazi dhe mos-diskriminim të Këshillit të Europës, me unanimitet nga anëtarët u emërova Raportuese për Raportin “Rregulla globale për eliminimin e të gjitha formave të përndjekjes religjioze””, njofton në profilin e saj në Facebook, deputetja Bilalli-Zendeli.

Informacioni është konfirmuar edhe nga Gerardo Giovagnoli nga Këshilli i Evropës, nismëtar i Rregullores në fjalë.

“I uroj punë të mbarë Raportueses në këtë betejë të rëndësishme dhe universale për liritë dhe të drejtat e njeriut”, shkruan mes tjerash Giovagnoli.

Banner

Related posts

Shaqiri: Zgjidhet kompania që do të ndërtojë gjimnazin “Sami Frashëri”, në Kumanovë, gjurëthemeli hidhet muajin tjetër

Gjyla Halili

Buxheti 2025, VMRO-DPMNE: Mjete të parapara për projekte kapitale infrastrukturore, përfshirë edhe korridorin 8 dhe 10 D

Gjyla Halili

Ali Ahmeti mori pjesë në pritjen solemne me rastin e ditëlindjes së Mbretit Charles III

Gjyla Halili

Leave a Comment