AKTUALE

Siljanovska -Davkova: Korrupsioni ka prekur njerëzit në majat më të larta të Institucioneve

Kandidatja e VMRO DPMNE-së për presidente Gordana Siljanovska Davkovka në tubimin e mbrëmshëm në Kërçovë, para qytetarëve foli për raportin e fundit të “Freedom Hous” për Maqedoninë. Siljanovska tha se korrupsioni ka prekur njerëzit në majat më të larta të Institucioneve duke paralajmëruar siç tha përgjigje para gjyqësorit të pavarur.

“Institucionet janë të dobëta, ka më shumë parti, ka zgjedhje, por më shumë ka korrupsion dhe kriminal edhe atë në majat më të larta dhe paramendoni tani ata që janë vendosur në majat më të larta të pushtetit dhe kanë marrë epitetin e të korruptuarve dhe kriminalizuarve tash do ta reformojnë Maqedoninë. Nuk bëhen reformatorë nga njerëz të zhytur në korrupsion dhe kriminal, jo, ne jemi reformatorë, ndërsa ata do të jenë klientët. Është koha e fundit që këta klientë në të gjitha fushatë të përgjigjen kuptohet para gjyqësorit të pavarur”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova, Kandidate për president.

Related posts

Cuca e Uskanës BESIANA Mehmedi në rolin e plakës në Operen e parë Kosovare të kompozitorit Rauf Dhomi “GOCA E KAÇANIKUT”

Gjyla Halili

Trump zgjat edhe një vit ndalimin e hyrjes së anijeve ruse në portet amerikane

Gjyla Halili

Fluturimet në Mynih dhe Frankfurt janë anuluar, në Shtutgart ka vonesa në nisje, për shkak të motit

Gjyla Halili