AKTUALE

Bujar Osmani në Radovish dhe Shtip: T’i vendosim mur izolimit dhe bllokadës

Karvani i Frontit Europian sot ka zbarkuar në Radovish dhe Shtip. Kandidati për president, Bujar Osmani i shoqëruar nga kreu i partisë turke TDP, Bejxhan Iljas kanë realizuar takime të shumta me qytetar dhe kanë ndarë Dekalogun e Presidentit Europian. Kandidati i Frontit Europian mori pjesë edhe në hapjen e Shtabit zgjjedhor të TDP-së në Radovish e pastaj edhe në tubimin e partisë në Shtip.

Osmani ka falënderuar qytetarët për mbështetjen: “Mbështetja është nderi më i madh në jetë që ma bëni. Do ta respektoj mbështetjen tuaj me gjithë qenien time. Nuk do ju zhgënjej”.

“Vlerësoj se ky shtet meriton më shumë. Dua të gjithë komunitetet të kenë sukses në këtë shtet dhe përmes këtij shteti. Prandaj edhe formuan këtë Front Europian. T’i vendosim mur nacionalizmit, t’i vendosim mur izolimit dhe bllokadës dhe të mundësojmë integrim europian. Në këto zgjedhje s’kam folur për veten sepse brenda 7 viteve keni pasur mundësi të më vlerësoni”, tha Osmani para të pranishmëve.

Osmani u zotua se nëse e fiton mbështetjen Maqedonia e Veriut do të jetë vend anëtar i BE-së deri në vitin 2030. Ai theksoi se vetëm kjo është alternativja që fëmijët tanë të mos ikin nga vendi.

Osmani në Radovish dhe Shtip, përveç takimeve me qytetarë është takuar edhe me esnafët e çarshisë, ka vizituar bizneset e rajonit dhe prej së afërmi është njohur me problematikat, sfidat dhe mundësitë për të përmirësuar ekonominë.

Related posts

Gashi: Në këto katër vite, Qeveria e RMV-së nuk ka qenë kurrë e rreshtuar kundër Kosovës!

Gjyla Halili

Mark Nikolle Pjetrushi Lulgjuraj,Humanisti që djersën e vet po ja dhuron Malësisë dhe popullit te Saj

Gjyla Halili

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell si dhe me reshje të dobëta lokale shiu

Gjyla Halili