AKTUALE

Bdi: Ku përfunduan 1.2 milionë euro të qytetarëve të Çairit

Deklarata e Kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, se 1.2 milionë euro të mbledhura nga taksat e qytetarëve të Çairit nuk dihet se ku kanë shkuar, përbën një skandal të madh dhe kërkon një hetim të menjëhershëm dhe transparent.

Akuza se një shumë kaq e madhe parash publike nuk është e qartë se si është shpenzuar, tregon për një abuzim të rëndë me fondet e qytetarëve dhe një keqmenaxhim skandaloz nga ana e administratës komunale.

Qytetarët e Çairit meritojnë një përgjigje të qartë:

Ku janë investuar këto para? Kush mban përgjegjësi për këtë skandal?

BDI kërkon që institucionet përkatëse të ndërmarrin kontrolle të detajuara financiare për të sqaruar se si janë menaxhuar këto fonde dhe nëse ka pasur keqpërdorime.

Transparenca dhe llogaridhënia janë detyrim ndaj qytetarëve dhe askush nuk mund të fshihet pas lojërave politike kur bëhet fjalë për taksat e njerëzve.

Banner

Related posts

FJALIM LAMTUMIRËS I ALI AHMETIT PËR ISMAIL VISHIN, FURNIZUESESIN E NJËSITEVE TË PARA TË USHTRISË ÇLRIMTARE TË KOSOVËS

Gjyla Halili

Delegacion parlamentar në vizitë pune në Parlamentin Evropian në Strasburg

admin

Bexheti drejtuar Mickoskit: Nuk keni të drejtë t’i izoloni etnitetet nga anëtarësimi në BE! Ata që i ke afër thanë se do të dalin nga qeveria nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese për 6 muaj

Gjyla Halili