AKTUALE

Mickoski: E dua opozitën shqiptare

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski u ka dërguar mesazh zyrtar partive opozitare të shqiptarëve për koalicion, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

I kam dërguar një mesazh zyrtar opozitës shqiptare, nuk kemi marrë përgjigje zyrtare për mesazhin tim zyrtar deri më tani”, tha ai.

Lidhur me propozimin e kandidatit për president nga BDI, Bujar Osmani, për arritjen e konsensusit të përbashkët për ndryshimet kushtetuese, Mickoski tha se e ka humbur rastin për një konsensus të tillë edhe si ministër i Punëve të Jashtme.

“Bujar Osmani e humbi rastin për një konsensus të tillë si ministër i Punëve të Jashtme, kur ne si VMRO-DPMNE dhe unë patëm një konferencë për media dhe u ofruam të jemi pjesë e procesit që u zhvillua fshehurazi, fshehurazi dhe pas syve të publiku në Maqedoni”, tha Mickoski.

Banner

Related posts

TAVOLINA E DEBATIT DHE REZISTENCA KUNDËR ANARHISË

Gjyla Halili

T&S, shpall konkurs pune për 10 AGJENTË MARKETINGU

Gjyla Halili

Sportelet e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup nesër do të punojnë deri në orën 15:30, dita e hënë është ditë jo pune

Gjyla Halili