AKTUALE

Specializantët privatë kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme nga e hëna

Specializantët privatë kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme nga e hëna. Në njoftimin e sotëm theksojnë se edhe krahas protestës së mbajtur nga specializantët  privatë më 27 mars dhe takimit të realizuar me ministrin e Shëndetësisë në Qeverinë teknike, Ilir Demiri, më 2 prill, ende nuk janë përmbushur kërkesat e tyre.

“Në takimin me ministrin e Shëndetësisë, nga ana e tij na u premtua se kërkesat tona do të paraqiten në seancën e ardhshme të Qeverisë. Pas takimit të realizuar me ministrin, janë mbajtur de seanca të Qeverisë edhe atë më 3 dhe 9 prill, në të cilat sipas informacioneve publike në dispozicion të Qeverisë, në asnjërën prej tyre nuk është biseduar për kërkesat tona, thuhet në kumtesë.

Prandaj, siç thuhet në kumtesën, dërguar në emër të specializantëve privatë në universitetet e shkencave mjekësore “Kirili dhe Metodi” dhe “Goce Dellçevi” – Shtip, janë të detyruar të ndërmarrin hapin tjetër – t’i bashkohen grevës së përgjithshme nga 15 prilli.  Paralajmërohet se do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Banner

Related posts

Tre avion për shuarjen e zjarreve por vetëm një pilot, ja me çka disponon gjithë vendi

Gjyla Halili

ASh: Oktopodi i Botës Serbe po mbyt Maqedoninë, VLEN në shërbim të tij

Gjyla Halili

BESA: Të jap dorëheqje Ramiz Merko

admin