AKTUALEBOTA

Fondacioni ” Nëna Terezë” në Miçigan organizon grumbullimin e fondeve për ndërtimin e Kishës në Malin e Kakarriqit, Dedivanaj: Ju mirëpresim të gjithve pa dallim feje ose krahine

Atdhetari Agron Dedivanaj, ka ftuar bashkatdhetarët për grumbullimin e fondeve për Kishën në Kakarriq, më 14 prill 2024, në ora 2 pasdite.

Dedivanaj njofton që për lehtësimin e donatorëve ky fond është regjistruar si organizatë jofitimprurëse me kodin 501(c)(3), që donacionet e tyre  do mund ti bëjnë në forma të ndryshme dhe njëkohësisht kan mundësin ti zbrresin nga tatimet vjetore.

” Ju mirëpresim të gjithëve pa dallim feje apo krahine dhe përkrahja juaj morale dhe monetare sa do e vogël do jetë, është e mirëpritur dhe vlerësuese dhe do na e japë mundësin që të gjithë së bashku të bëjmë një projekt të madhë”- ka shkruar Dedivanaj.

Ja postimi plotë:

Të dashur bashkatdhetar,

Ju njoftojmë se të dielën, me datën 14 prill 2024 në ora 02:00 mbas dite, në sallën e kishës së “Shën Palit” në Rochester Hills, këshilli I zgjedhur për grumbullimin e fondeve të fondit “Nëna Tereze” në Miçigen do të organizoj një eveniment për mbledhje fondesh për të ndihmuar ndërtimin e kishës që do mbaj emrin e bijës tonë shqiptare, nënës së  botës “Nëna Tereze” në Malin e Kakarriqit ku në truallin pranë saj është mundësuar që në të ardhmën të hapet edhe një shkollë në gjuhën shqipe në mënyrë që gjeneratat e reja ta ruajnë gjuhën dhe identitetin tonë të lashtë Ilir dhe jo vetëm,  kjo qendër do ruaj edhe tokat tona që I kemi amanet nga të parët tonë dhe shmangjen e asimilimit të banorëve shqiptar të asaj treve.
Folës rasti, njëheri edhe iniciatori I këtij institucioni do jetë fra-Mirash Marinaj që do spjegoj rëndësin e kësaj kishe, ecurin e punimeve si dhe koston për përfundimin e saj.
Ky eveniment për ngritje fondesh do shoqërohet me ushqim dhe pije të ndryshme që do mbulohet nga vetë anëtarët e po këtij këshilli.
Për të lehtësuar donatorët, këtë fond e kemi rregjistruar si organizat jofitimprurëse me kodin 501(c)(3), që donacionet tuaja do mund ti bëni në forma të ndryshme dhe nikosisht keni mundësin ti zbritni nga tatimet vjetore.
Ju mirëpresim të gjithëve pa dallim feje apo krahine dhe përkrahja juaj morale dhe monetare sa do e vogël do jetë, është e mirëpritur dhe vlerësuese dhe do na e japë mundësin që të gjithë së bashku të bëjmë një projekt të madhë.

Për grupin punues,
Agron Dedivanaj

Related posts

LSDM: Në vend të zgjidhjes, VMRO po bllokon dhënien e pasaportave

Gjyla Halili

VATRA HAP FUSHATËN PËR TË MBËSHTETUR GAZETËN DIELLI

Gjyla Halili

Kasami: Në ditën botërore të autizmit ne duam të tregojmë që çdo anëtarë i shoqërisë tonë është i rëndësishëm

Gjyla Halili