AKTUALE

Devolli mahnit me peizazhet e mbuluara nga dëbora

Devolli është një destinacion që do ia vlente të vizitohej në çdo stinë, por veçanërisht në dimër, natyra ofron pamje përrallore. Shtëpitë e gurta dhe bimësia janë mbuluar nga dëbora duke krijuar pamje mahnitëse, që të ftojnë ta vizitosh.

 

Nënprefekti i Devollit, Henrik Rusi dhe fotografi Ardian Fezollari, kanë sjellë pamje të mrekullueshme të Devollit nën dëborë.

 

Rrethi i Devollit shtrihet në skajin juglindor të Shqipërisë. Ka 4 komuna dhe 47 fshatra dhe nga Korça do u duhen rreth 25 minuta për të mbërritur në destinacion. Devolli kufizohet në pjesën veriperëndimore me rrethin e Korçës, përmes lartësive që zbresin në Liqenin e Prespës së vogël. Në anën perëndimore të luginës shtrihet shtylla kurrizore e malit Morava, i cili është kufiri më i gjatë që ndan Devollin me rrethin administrativ të Korçës.

 

Natyra është treguar shumë bujare me këtë vend, ku përveç panoramës magjepsëse gjen edhe mikpritjen e pakrahasueshme të banorëve, të cilët kanë sfiduar vështirësitë e dimrit dhe nuk e kanë braktisur vendin e tyre.

 

Klima e ftohtë por e shëndetshme, bukuria e natyrës dhe bujaria e njerëzve, i japin kësaj zone një potencial të jashtëzakonshëm për të pasur në të ardhmen një fluks turizmi dimëror.

Banner

Related posts

Pse foshnja qan pa pushim? Nuk janë as ngërçet, as uria. Çfarë nuk duhet tepruar

admin

Tragjedia në Koçan/ Arrestohen ish ministrat e Ekonomisë

Gjyla Halili

Pija natyrale që ju shpëton nga kolla e thatë

Gjyla Halili

Leave a Comment