AKTUALE

“Krejt fushatën kundër Rusisë, pse Lavrovin e thirre në Shkup”, Jeta Xharra pyetje Bujar Osmanit

Krejt postimet që ju kam shiku shumicën e fushatës kundër Rusisë , atëherë si ministër i jashtëm në Samitin e OSBE-së para disa muajve ju vendosët me bo një vendim goxha kontrovers me ftu ministrin e jashtëm rus, Lavrov, që në gjitha shtete e NATO kishte bo ndalesë, ju u çut me ftu, e sot po bën fushatë kundër Rusisë. Çka tu desht Lavrovi?”, ishte pyetja e gazetares, Jeta Xharra në intervistën “Kallxo përnime”, përcjell INA.

“Për shkak se Federata Ruse është anëtare e OSBE ata nuk erdhën në Shkup, nuk erdhën në vizitë bilaterale. Ata erdhën si anëtare e OSBE për të marrë vendime të cilat merren me koncensus. Sigurisht se ato vendime nuk janë marrë pa bashkërendim me faktorët kryesor të NATO-s, ku jemi anëtarë”, theksoi Osmani.

Por, gazetarja Jeta Xharra kërkoi përgjigje se: Pse pikërisht ti si kryetar i OSBE vendose me thirr Lavrovin?

“Për shkak se ishte nj ëvendim i përbashkët i joni që organizata të mbijeton. Nuk jam aspak pishman që e kam thirr, sepse sot OSBE ekziston për shkak të insistimit tim, dhe vendimit në Shkup që të vazhdohet mandati i organizatës, sidomos zgjedhja e drejtorit të ODIHR”, theksoi Osmani.

Ai tha se nuk ka pasur takim kokë më kokë me Lavrovin, por e kam thirr edhe ministrin e jashtëm të Maltës si kryesues i radhës, ku bashkërisht kanë takuar Lavrovin.

Related posts

VMRO-DPMNE: Zaev dhe Filipçe janë vëllezër në krim dhe korrupsion, së bashku organizonin tendera, ndërsa njerëzit vuanin dhe vdisnin

Gjyla Halili

Lajçak: Gjitha marrëveshjet e dialogut valide dhe duhen zbatuar pa vonesa

admin

Karvani i Bdi-së sonte në Sarajin e liderit të shqiptarëve Ali Ahmeti

Gjyla Halili