AKTUALE

Shënohet Dita botërore e Shëndetësisë nën moton “Shëndeti im, e drejta ime”

Shoqata e Mjekësisë së Maqedonisë(SHMM) dhe Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Shkup sot organizojnë ceremenoi me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë 7 Prillit, e cila shënohet nën moton “Shëndeti im, e drejta ime”.

Në këtë ceremoni janë paralajmëruar fjalimet e kryetarit të SHMM-së Dr. Goran Dimitrov, Ministrit të Shëndetësisë Ilir Demiri dhe Përfaqësueses Speciale të OBSH-së për Maqedoninë e Veriut dr. Ane Johansoen.

Referat me rastin e Ditës botëore të shëndetësosë “Shëndeti im, e drejta ime”, do të lexojë Prof. Dr. Katerina Stavriq nga Qendra për Mjekësi Familjare, Fakulteti i Mjekësisë Shkup.

Në ceremoni do të ndahen edhe çmime dhe mirënjohje për Shoqatën e Mjekësisë së Maqedonisë.

Banner

Related posts

Bekteshi: Çdo investim i cili ndodh nga mërgimtarët në Маqedoninë e Veriut do të mbeshtetet deri në 1 milion euro

admin

Deputetja Ajdari: Deklarata skajshmërisht sharlatane nga Kosova

Gjyla Halili

Bexheti takoi përfaqësuesen e OSBE-së Nestani Kapanadze

admin