AKTUALE

Mot me diell me temperatura deri 25 gradë

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 8, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 17 deri në 25 gradë.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23 gradë.

Në ditët në vijim do të ketë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Temperaturat e mëngjesit deri të premten do të jenë më të ulëta, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë mesatare, herë pas here më e fortë veriore. Nga e shtuna temperaturat do të rriten.

Related posts

Panair për burime ripërtëritëse të energjisë dhe efikasitetit energjetik në Skopje Siti Moll

Gjyla Halili

Oda e Mjekëve Maqedoni: Sulmi ndaj punonjësve shëndetësor ka marrë intensitet

Gjyla Halili

Izet Mexhiti merr mbështetje nga familja e komandantit Sefedin Rexhepi-Sefa

Gjyla Halili