AKTUALE

Kasami sqaron situatën për çmimin e faturave të mbeturinave në Tetovë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka sqaruar situatën për faturat e mbeturinave në Tetovë.

Kasami njoftoi edhe çmimoret të cilat do të jenë për shtëpitë dhe banesat.

“Çmimet e shërbimeve komunale për të gjithë fshatrat e malësisë së Tetovës do të jenë 320 denarë. Kjo nënkupton vetëm shërbimi me mbeturinat, pra pa pastërtinë publike dhe ujin.

Për fshatrat e pollogut që përfshinë fshatrat Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël, Poroj, Xhepçisht, Falisht dhe Saraçinë shërbimi i menaxhimit me mbeturinat do të kushtojë 520 denarë”, njoftoi Kasami.

Kasami tha se ato persona që kanë nga dy banesa dhe nuk janë të banueshme do të paguajnë vetëm gjysmën e hapësirës si dhe një taksë prej 100 denarëve për çasje në sistem për furnizim me ujin e pijshëm dhe 100 denarë për pastërtinë publike.

Kasami poashtu njoftoi se qytetarëve faturat për muajin shkurt për ujin dhe kanalizimin do t’ju fshihen.

Banner

Related posts

Ahmeti takoi ministrin çek Lipavský: Ndryshimet kushtetuese, nevojë imediate

admin

Lladrovci kërkon nga qytetarët kujdes të shtuar gjatë vërshimeve

Gjyla Halili

Bytyqi me mesazh për tregtarët: Nëse nuk ulen çmimet, do të vijojnë vendime për ngrirje të çmimeve

admin