AKTUALE

U raportua se nga LSDM po kalon tek VLEN, Bytyqi del me një sqarim

Nënkryetari i dorëhequr i LSDM-së dhe tani deputet i sapozgjedhur, Fatmir Bytyqi ka përgënjeshtruar shkrime të disa mediave se ai do të braktisë partinë e tij Lidhjes Social Demokrate (LSDM) dhe do t’i bashkohet një parti tjetër, e që siç u aludua VLEN-it.

U bëj thirrje mediave, por edhe subjekteve politike që të mos spekulojnë dhe të mos publikojnë lajme të tipit “jozyrtarisht…”.
Anëtarësimi im në LSDM dhe roli i nënkryetarit janë të rrënjosura në vlerat që i ndaj me pjesën më të madhe të bashkëpartiakëve të mi. Si deputet do të përfaqësoj me dinjitet të gjithë ata që votuan për koalicionin tonë dhe mbetem aleat i të gjithë atyre që janë pro reformave të sinqerta brendapartiake. Së bashku me bashkëpartiakët e mi do t’i sjellim ato ndryshime. Unë jam këtu, askund nuk po shkoj, qëndroj fort në rrugën e socialdemokracisë!”, ka nënvizuar Bytyqi, që deri tani mban postin e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike. (INA)

Banner

Related posts

Rinia e Besës ‘dridh’ Pallatin e Kulturës në Tetovë, themelon degën rajonale

admin

Ekspozita për masakrat në Kosovë, OVLUÇK-ja proteston para Kuvendit

Gjyla Halili

Rina Ajdari: 2 Maji – Përkujtimi i të kaluarës me dinjitet  formëson rrugëtimin e së ardhmes

Gjyla Halili