AKTUALE

Nga Shkupi në Mekë, me biçikletë! Njihuni me Qamuran Hirdën nga Shkupi

57-vjeçari Qamuran Hirda, i shoqëruar nga shoku i tij Adem Ajiç, do të udhëtojë nga Shkupi në Mekë, me biçikletë, shkruan TV21. Ai thotë se udhëtimi për në Haxh pritet të zgjasë 2 muaj, ndërsa pritet të udhëtojë me biçikletë rreth 4.000 kilometra.

Vendosa ta bëjë një udhëtim të shenjtë, ku ne si mysliman e kemi obligim ta kryejmë, obligimin fetar desha ta kryejë në këtë mënyrë, me sport, me biçikletë”, tha Hirda.

Hirda thotë se ndalesa e vetme për shkak të sigurisë, do të jenë të detyruar që Sirinë ta kalojnë me aeroplan.

“Në Adana ose Gazi Antep do të kemi aeroplan, do të shkojmë deri në Aman, Jordani, vetëm Sirinë e kalojmë, prej aty vazhdojmë shkojmë për deri në destinacionin e fundit, për në Mekë”, thekson Hirda./tv21.tv

Banner

Related posts

Vijon pagesa e ndihmës sociale dhe fëmijërore

admin

BDI mbështet direktivën e re të Komisionit të BE-së për Luftën kundër Korrupsionit

Gjyla Halili

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu nesër do të vizitojë Maqedoninë e Veriut

admin