AKTUALE

Xhaferi uroi besimtarët katolikë për Pashkët: Fryma festive inkurajim për solidaritet

Banner


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, shprehu gëzimin për festën e Ngjalljes së Krishtit dhe uroi për shëndet, paqe dhe lumturi për të gjithë besimtarët katolikë.

“Pashkët festojnë fitoren e jetës mbi vdekjen. Ashtu si të gjitha festat e mëdha, edhe Pashkët janë një burim i forcës shpirtërore për njerëzit për tejkalimin e sfidave që sjell jeta me durim dhe mençuri. Është gjithashtu një motiv për besimin se e mira dhe mirëqenia personale janë të mundshme vetëm si pjesë e së mirës dhe mirëqenies së përbashkët. Jam i bindur se fryma festive ju inkurajon në misionin tuaj fisnik për të udhëhequr pjesëtarët e besimit katolik në çdo hap të tyre në rrugën e drejtë të respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, në të cilën kam besim se do të vazhdojmë së bashku edhe në të ardhmen”, tha Xhaferi.

Kryeministri shprehu bindjen se fryma festive e Pashkëve do të inkurajojë bashkëpunimin dhe solidaritetin në të ardhmen, duke uroj për të gjithë qytetarët një festë të mbushur me paqe dhe mirëqenie.

Në përfundim, ai përsëriti urimet e tij për një Pashkë të lumtur dhe paqe për të gjithë, duke përmendur emrin e ipeshkvit Kiro Stojanov, për të cilin ishte drejtuar telegrami i urimit.

Banner

Related posts

Blerim Bexheti në takim me strukturat e Bdi-së në Studeniçan

Gjyla Halili

Në Shkup sanksionohen 153 shoferë, 13 pa patent shoferi

Gjyla Halili

Meta tha se prona e shqiptarëve është e pasigurt, i përgjigjet Lame: Nuk regjistrove as Presidencën, ta kërkova, por refuzove! Thirrje edhe Begajt

admin