AKTUALE

Greqia kërkon betimin e Belerit, ministri i Jashtëm i prerë: Të sigurohet procesi, brenda apo jashtë burgut!

Greqia e ka cilësuar si zhvillim negativ vendimin e Gjykatës së Lartë në Tiranë për të lënë në burg Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit.Në lidhje me këtë ka reaguar ministri i Jashtëm grek, Girogios Gerapetritis, i cili ka kërkuar nga qeveria shqiptare të sigurojë betimin e menjëhershëm të Belerit si kryetar bashkie, brenda apo jashtë burgut.“Ne do të vijojmë ta monitorojmë nga afër zhvillimin e kësaj çështjeje dhe do ta ngrejmë në të gjitha forumet nderkombëtare. Nëse Shqipëria dëshiron të bëhet anëtare e familjes evropiane, duhet të respektojë me përpikëri parimet themelore të shtetit të së drejtë”, ka deklaruar kryediplomati grek për mediat vendase.Fredi Beleri, u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve vendore.

Banner

Related posts

Nik Gjeloshaj: Territori i Komunës së Tuzit mbetet i pandryshuar dhe i mbrojtur me ligj

Gjyla Halili

“Mos u bë bashkautor-denonco tentim për korrupsion”, fushata për parandalimin e korrupsionit në Agjencinë për Kadastar të Patundshmërive

Gjyla Halili

Murtezani në Varshavë në takimin joformal të Këshillit për çështje të përgjithshme (GAK) të BE-së

Gjyla Halili

Leave a Comment