AKTUALE

LSDM: Oferta e VMRO-DPMNE-së është ofertë për bllokim të BE-së

Nga LSDM komentojnë përbërjen e listave të kandidatëve për deputetë nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE duke thënë se nuk ka asnjë ndryshim.

“Kjo ofertë është për bllokim të rrugës evropiane dhe kjo është e qartë. Mbi 80% e kandidatëve të propozuar janë deputetë dhe të njëjtit që deri tani kanë kryer bllokadë aktive në Kuvendin e Maqedonisë”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se kjo parti ka bllokuar për dy vite edhe Kuvendin dhe kanë qenë kundër rritjes së pagës minimale dhe kundër anëtarësimit në BE.

“Qytetarët ishin dëshmitarë të replikave të kota, mijëra amendamente për bllokim të ligjeve, mosvendosje në rend dite të disa ligjeve të rëndësishme në komisionet parlamentare që udhëhiqeshin nga opozita”, thonë nga LSDM.

Banner

Related posts

Zhvillimet aktuale në vend, Osmani takon ambasadorët e QUINT-it

Gjyla Halili

VMRO: Dështoi investimi i rrejshëm strategjik i BDI dhe LSDM me fabrikën e makinave elektrike

Gjyla Halili

“Fjalët janë forca jote” – trajnim për maturantët nga Katedra e gjuhës dhe letërsisë shqipe e UT-së në Ditën botërore të librit

Gjyla Halili