AKTUALESHQIPËRI

Ministri shqiptar pritet në Vatikan nga Papa Françesku, vlerësohet shembulli i Shqipërisë për botën

Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani është pritur në Vatikan nga Papa Françesku.

“Një nder i jashtëzakonshëm të pritesha në një audiencë nga Shenjtëria e Tij Papa Françesku, gjatë vizitës sime zyrtare në Vatikan” .

“Vlerësimi i thellë i Shenjtërisë së Tij, për shembullin që Shqipëria i jep botës për solidaritetin njerëzor dhe vëllazërinë fetare, vazhdon të jetë një frymëzim dhe dritë udhërrëfyese për përpjekjen e vazhdueshme të vendit tonë, për të qenë në anën e duhur të histories”, ka shkruar ai në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Banner

Related posts

Avancimi i bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve, pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit me Izraelin

admin

KONCERTI FESTIV “LAHUTA E MALËSISË NË UNESCO”

Gjyla Halili

Për 24 orë, Taravari i mblodhi nënshkrimet për të kandiduar si president

Gjyla Halili