SHQIPËRI

Tabaku kundër nxjerrjes së kandidatëve në Tiranë, Durrës dhe Elbasan: Po thellojmë përçarjen!

Jorida Tabaku një ndër zërat më kritike në mbledhjen e Kryesisë së Enkelejd Alibeaj është rreshtuar kundër nxjerrjes së kandidatëve në Bashkitë Tiranë, Durrës dhe Elbasan ku tashmë kanë shpallur kandidaturën tre demokrat që nuk ndjekin linjën zyrtare.

Deputetja demokrate ka paralajmëruar vendimin për te dalë më kandidat pasi sipas saj një akt i tillë do thellonte përcarjen e demokrateve dhe rrudhte partinë.

“Unë jam kundër kandidatëve për kryetar bashkie të tjerë nga opozita, Për më tepër në Tiranë, Durres e Elbasan. Përçarja e partisë në bazë është shumë e sidomos në Tiranë dhe çdo gjë e tillë thjesht do ta përkeqësonte. Më duhet të mendojmë për emrin e PD-së e për logon e PD-së e duhet ta mbrojmë atë të ngrihet e jo të rrudhet. Jeni duke vepruar gabim po e zvogëloni PD-në. Na lejoni të fokusojmë energjitë në listat e këshillit bashkiak dhe tek emri i subjektit Partia Demokratike”, u shpreh Tabaku.


Top Channel

Banner

Related posts

Në Kuvend me veshje transparente, ministrja serbe bëhet “hit”

admin

Von Der Leyen i kërkon Vuçiqit “angazhim konstrukiv” për deeskalim në veriun e Kosovës

admin

Deputeti i VV-së akuzon opozitën për afera të shpikura ndaj Qeverisë

admin

Leave a Comment