AKTUALESHQIPËRI

Regjistrimi i PD-së/ Kërkesa regjistrohet në Apelin e GJKKO-së, sot hidhet shorti për gjyqtarin relator

Kërkesa për regjistrim në regjistrin e partive politike për Partinë Demokratike është regjistruar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Sot, në orën 15:00, do të hidhet shorti për caktimin e gjyqtarit relator.

“Në vijim të informacioneve të dhëna më herët dhe në respekt të së drejtës së publikut për t’u informuar mbi çështjet me interes publik dhe posaçërisht proceset mbi kërkesat për regjistrim në regjistrin e partive politike për subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë, ju njoftojmë sa më poshtë :

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr. 786, datë 17.12.2023, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.44 date 03/03/2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim pranë asaj gjykate, me tjetër trup gjykues.

Mbi bazën e vendimit të lartpëmendur, sot në datë 19.03.2024 në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, u regjistrua kërkesa e Partisë Demokratik të Shqipërisë. Shorti për caktimin e gjyqtarit relator do të hidhet po sot në orën 15:00, në një proces të hapur në sallën nr. 5 të gjykimeve”.

Banner

Related posts

Shoqata Malësia e Kalifornisë zgjedh kryesinë e re për mandatin 2025–2027

Gjyla Halili

REISUL ULEMA I BFI TË RMV H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI REALIZOI TAKIM ZYRTAR ME MINISTRIN E VAKFIT DHE ÇËSHTJEVE FETARE TË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE DR. ABDULLATIF BIN ABDULAZIZ AL-SHEIKH

Gjyla Halili

Bujar Osmani nuk ndalet, sonte në syfir me Blerim Bexheti dhe rininë e Sarajit

Gjyla Halili