AKTUALE

Kovaçevski: Milloshoski ta vendos në rend dite ligjin për masa kufizuese

Vendosja në listën e zezë të ish-prokurores speciale Katica Janeva dhe kryetarit të komunës së Karposhit dhe kandidatit për president Stevço Jakimovski janë vendime të institucioneve amerikane, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.Ai shtoi se lidhur me këtë çështje Qeveria ka përgatitur një ligj për masat kufizuese, por që nuk mund të kalojë në Kuvend sepse e kanë bllokuar deputetët e OBRM-PDUKM-së.
“Bëhet fjalë për vendime që marrin institucionet amerikane në bazë të informacionit që kanë në dispozicion. Duke pasur parasysh se SHBA-të janë partneri ynë strategjik dhe njësoj si BE-ja dhe Kombet e Bashkuara, Qeveria ka përgatitur një ligj për masat kufizuese që i është dorëzuar Kuvendit. E keni parë njoftimin e LSDM-së, vetëm mund të përsëris se i bëjmë thirrje deputetit Antonio Milloshoski dhe partisë së tij OBRM-PDUKM që të mos e bllokojnë ligjin dhe të kalojë në procedurë parlamentare”, tha Kovaçevski.

Banner

Related posts

Sot sërish protesta kundër ndotjes së ajrit

Gjyla Halili

Mundësia për rritjen e pagës minimale në fokus të takimit të sotëm të Këshillit Ekonomiko-Social

Gjyla Halili

Osmani për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale: Qytetarët janë të lirë, vendosin ata

Gjyla Halili