AKTUALE

Bexheti: Bashkimi i opozitës kundër BDI-së është “refren” që përsëritet, ne gjithmonë dalim fitues!

Banner

Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti në Tv21 deklaroi se bashkimi i opozitës shqiptare me qëllimin për ta mundur Bashkimin Demokratik për Integrim, ëhstë një refren i përsëritur shpesh herë.

“Në çdo cikël zgjedhor parlamentar apo lokal partitë politike shqiptare që janë oponencë e BDI-së kanë bërë përpjekje që të shesin sikur janë bashkuar, krijojnë një mobilizim kinse sot është momenti, sot është dita në këto zgjedhje do të mundim BDI-në e kështu me radhë dhe tashmë jemi dëshmitar se në çdo cikël zgjedhor përsëritet i njëjti refren që e thonë por që ne Bashkimi Demokratik për Integrim del fitues,”, deklaroi Bexheti.

Bexheti ndër te tjera përmendi dhe largimin e Izet Mexhitit nga BDI-ja duke u bërë kryetar i Lëvizjes Demokratike, duke i uruar rrugë të mbarë.

“Me vet faktin që të gjithë mbeten dhe ai u largua… Ai, Izeti ka zgjedhur rrugën e vetë. I qoftë rruga e mbarë”, tha Bexheti.

Banner

Related posts

Ahmeti dhe Bexheti vizitojnë familjen Demiri, veprimtar nga Bukoviqi

admin

Tetë investime të huaja të Qeverisë – Punojmë me përkushtim për përparimin ekonomik të shtetit dhe hapjen e vendeve të reja të punës

Gjyla Halili

Dy kërçovar do përballen për deputet në zonën 5.Nga BDI Musa Xhaferri dhe Dr Valbona Adili-Emini nga Lëvizja Besa….

Gjyla Halili