AKTUALE

Bexheti: Bashkimi i opozitës kundër BDI-së është “refren” që përsëritet, ne gjithmonë dalim fitues!

Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti në Tv21 deklaroi se bashkimi i opozitës shqiptare me qëllimin për ta mundur Bashkimin Demokratik për Integrim, ëhstë një refren i përsëritur shpesh herë.

“Në çdo cikël zgjedhor parlamentar apo lokal partitë politike shqiptare që janë oponencë e BDI-së kanë bërë përpjekje që të shesin sikur janë bashkuar, krijojnë një mobilizim kinse sot është momenti, sot është dita në këto zgjedhje do të mundim BDI-në e kështu me radhë dhe tashmë jemi dëshmitar se në çdo cikël zgjedhor përsëritet i njëjti refren që e thonë por që ne Bashkimi Demokratik për Integrim del fitues,”, deklaroi Bexheti.

Bexheti ndër te tjera përmendi dhe largimin e Izet Mexhitit nga BDI-ja duke u bërë kryetar i Lëvizjes Demokratike, duke i uruar rrugë të mbarë.

“Me vet faktin që të gjithë mbeten dhe ai u largua… Ai, Izeti ka zgjedhur rrugën e vetë. I qoftë rruga e mbarë”, tha Bexheti.

Banner

Related posts

Mërgimtari në takimin me Bajram Rexhepi: Nuk do të vij më në vendlindje deri sa të kthehet Ali Ahmeti në qeveri

Gjyla Halili

IMAMIT TË XHAMISË SË BRODECIT I JEPET VENDIM PUNE

Gjyla Halili

Qyteti i Nju Jorkut ngrit flamurin në qendër të qytetit për nder të 112 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Gjyla Halili