AKTUALE

Taravari: Nuk mund ta besojë se bashkëpartiakët e mi do të shkojnë në lista me BDI-në

Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, tha se ende nuk mund të beson se bashkëpartiak të tij mund të shkojnë në lista me BDI-në. Ai tha se do ta presin zyrtarzimin e marrëveshjes mes BDI-së dhe atyre dhe më pas do të komentojnë të njëjtin veprim.
Megjithatë, Taravari, përsëri shtoi se nuk mund ta besojë që krahu i Selës mund të bashkohet me BDI-në.
Sa i përket çështjes së kujt do t’i takojë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari tha se ka presione mbi gjykatën dhe tendencë për të ndërruar gjykatësin, që sipas tij nuk është në rregull.
“Uroj dhe shpresoj që sa më shpejtë të ketë një vendim, e kam thënë që çdo vendim ta pranoj, gjitha argumentet janë në anën tonë, por le t’ia lëmë gjykatës që të vendos”, tha Taravari.
Arben Taravari tha se ka dëgjuar se ka iniciativë për ta tërhequr gjykatësen e re e cila sipas tij është punësuar disa muaj dhe është munduar t’i bashkon të dy lëndët dhe ta sjell një vendim.
“Por nuk e di tani kryetari i gjykatës çfarë ka vendos edhe pse nuk ka bazë për ndryshuar gjykatësen por do ta shohim këto ditë do t’i marrim informacionet e sakta”, u shpreh Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Banner

Related posts

Tony Gojçaj emërohet kryetar i shoqatës “Malësia e Madhe” Miçigan, Dedivanaj: Gëzuar dhe lulëzoftë uniteti dhe bashkëpunimi ynë!

Gjyla Halili

“Keqtrajtoheshin, vendoseshin burra e gra në një dhomë dhe u jepeshin ushqime me afat të skaduar”, paraburgim për pronaret e shtëpive të të moshuarve në Shkup

Gjyla Halili

Lladrovci përkujton Tahir dhe Nebih Mehën: Pushteti jugosllav, kishte harruar domethënien e Prekazit dhe Drenicës

Gjyla Halili