AKTUALE

Kurti e përmbledh javën përmes një video: Nga jugu në veri me shumë punë e projekte

Banner

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur këtë javë të mbarë, e me shumë punë të mira.

Kurti ka shpërndarë një video në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ku ka përmbledhur disa nga punët që ka kryer gjatë javës që po lëmë pas.

“Javë e mbarë me shumë punë të mira. Nga interneti e rrugët e reja që na lidhin me veriun te investimet shtesë në FSK. Vazhduam në Prizren me transformimet në shëndetësi e investime në fabrikën e ujit në Gjilan. Pa harruar edhe nisjen për herë të parë të rrugëve ndërkufitare që na lidhin me Shqipërinë”, shkruan Kurti sipër videos.

Në fund, ai ka shtuar “nga jugu në veri me shumë punë e projekte”.

Kurti para pak ditësh ka njoftuar se Telekomi i Kosovës ka zgjeruar shtrirjen në veri, duke instaluar edhe 15 stacione të reja.

Ai kishte njoftuar se shpejtësia e internetit në Çabër të Zubin Potokut është 140 Mpbs.

“Vitet 2024 dhe 2025 janë vite të Kosovës 5G. Vala në çdo cep të shtetit, në çdo vend të Republikës”, kishte theksuar ai.

Banner

Related posts

LSDM: Mickoski të vendos është për BE apo izolim

admin

Mexhiti: Një miliard euro investime për komunat shqiptare

Gjyla Halili

Takimi i radhës i Shtabit Politik të Degës së BDI-së në Gostivar u mbajt sonte me Forumin Rinor dhe Forumin e Gruas.

Gjyla Halili