AKTUALE

Taravari: Kushtetuta është gjenerator i krizave në Maqedoni, duhet të mendojmë për Kushtetutë të re

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati i koalicionit VLEN për president në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari në paraqitjet e fundit në media thotë se kanë nisur debat mbarëpopullor ndërmjet dy etnive më të mëdha në Maqedoni, për një Kushtetutë të re.

Kushtetuta të cilën Arbën Xhaferi e thoshte se është gjenerator i krizës në Maqedoni, e kanë votuar vetëm maqedonasit në vitin 1991 dhe shqiptarët nuk e kanë votuar dhe kanë abstenuar. Mendoj se bashkë me bashkëqytetarët tanë maqedonas dalë nga dalë duhet t’i hapim disa çështje”, tha Taravari.

Sipas Taravarit, Kushtetuta e re duhet të jetë reflektim i realitetit të popullatës të demografisë.

“Kushtetuta duhet të jetë reflektim i realitetit të popullatës të demografisë në mënyrë që të jetë më funksionale dhe çdo qytetar i Maqedonisë, pavarësisht etnisë, ta ndjen atë shtet sikur të vetin. Kështu ekziston segregimi dhe ne duhet ta mendojmë seriozisht dhe ta hapim debatin për ndryshimet kushtetuese, jo vetëm për futjen e bullgarëve, por presidenti Pendarovski tha para disa muajsh se nuk është keq që ne të mendojmë për një Kushtetutë të re”, tha Taravari.

Banner

Related posts

Tetë investime të huaja të Qeverisë – Punojmë me përkushtim për përparimin ekonomik të shtetit dhe hapjen e vendeve të reja të punës

Gjyla Halili

Mjetet e ndara për Teatrin e Tetovës! Lutkov dhe Sulejmani me qëndrime të kundërta

Gjyla Halili

Artefaktet ilire e pllaka “Dardanus” janë larguar, e aty ndërtohen banesa! Zv/ministri i Kulturës me duar në xhepa: Nuk e di, nuk kam njohuri! Projektin e ka lejuar pushteti i kaluar

Gjyla Halili