AKTUALE

“Tigrat” shënojnë 43 vjetorin e formimit! Ende asnjë shqiptar në këtë njësit!!

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev mëngjesin e sotëm ka uruar pjesëtarët e njësiti anti-terror “Tigrat”, me rastin e 43 vjetorit të formimit të këtij njësiti, përcjell TV21. Bojmacaliev thotë se ky njësit në mënyrë të pandërprerë garanton siguri dhe rend në vendin tonë. Ndryshe, në këtë njësit të policisë, deri më tani nuk ka pasur asnjë shqiptar!

“Njësia speciale antiterroriste – Tigrat, është shembull i një niveli të lartë trajnimi dhe profesionalizmi, me gatishmëri për t’u përballur me çdo sfidë që mund të kërcënojë sigurinë e vendit dhe qytetarëve tanë. Njësia është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta reformuese për përmirësimin e përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke përfshirë aspektet teknike, materiale, profesionale dhe organizative, në përputhje me standardet e NATO-s dhe BE-së”, shkruan mes tjerash Bojmacaliev.

Banner

Related posts

Nuk do ta përdorë emrin e ri të shtetit dhe ishte kundër Ligjit për gjuhën shqipe – kjo është Gordana Siljanovska-Davkova, presidentja e parë femër e Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili

Mot me mjegull dhe vranësira në mëngjes, pasdite shi

Gjyla Halili

Qyra e pranon se i emëruari nuk ka certifikatë dhe arsimin e duhur, por thotë se padia ndaj tij është e pabazë

Gjyla Halili