AKTUALE

Escobar: Kemi probleme në komunikim me Kurtin

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë problem në komunikim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa ka shtuar se raportet ndërshtetërore tejkalojnë ato të një njeriu apo partie. Ai ka thënë se me Kurtin të njëjtin problem e kanë edhe shtetet partnere të Kosovës.

“Partneriteti mes SHBA-së dhe qytetarëve nuk shkon përmes një njeriu apo partie, por do të thosha se tani kemi probleme në komunikim me kryeministrin. Ky nuk është problem që kanë vetëm SHBA-të, ka edhe BE-ja, NATO-ja, Britania e Madhe, dhe shtete tjera si Maqedonia e Veriut apo Shqipëria. Duam kthimin e marrëdhënieve në binarët që kanë qenë më parë”, ka thënë ai.

Banner

Related posts

Përvjetori i luftës në Ukrainë, manifestim në kryeqytet: Tirana solidarizohet me të drejtën e çdo ukrainasi për të qenë i lirë

admin

Kërcënohet gazetari Nevrij Ademi – rasti lajmërohet në ambasadat e huaja në

Gjyla Halili

Garip Kaba: Çdo pushtet është i përkohshëm, por turpi i padrejtësisë është i përjetshëm

Gjyla Halili