AKTUALE

Dilema e BDI-së për njësinë numër 2 – Sadulla Duraku apo Ilir Hasani?

Banner

Në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, BDI për herë të parë pritet të garojë në koalicion me 4 parti të tjera shqiptare, respektivisht me ASH-në e Selës, PDE-në, LP-në dhe PDSH-në.
Si rrjedhojë, duket se Ahmeti duhet të bëjë kompromise në partinë e tij. Mësohet se në listat për zgjedhjet parlamentare nuk do të ketë emra të ministrave aktual. Prej ministrave, i vetmi që do të garojë, edhe atë në zgjedhje presidenciale, është Bujar Osmani, si kandidat i BDI-së për president.

Mirëpo Ahmeti pritet të aktivizojë të ashtuquajturin “Grup i zjarrit”, në përjashtim të Nevzat Bejtës.
Nga ky koalicion mësojmë se bartës në njësinë e parë zgjedhore do të jetë Blerim Bexheti, e pas tij në listë është lideri i LP-së, Skender Rexhepi Zejd.
Në NJZ2 bartës pritet të jetë Sadulla Duraku ose Ilir Hasani, ndërsa i dyti pritet të jetë Elmi Aziri nga ASH. Ilir Hasani ka gjasa që të tërhiqet, pasi i njëjti kërkon pozitë fituese.

Në njësinë e 5 bartës pritet të jetë Ziadin Sela, ndërsa i dyti Musa Xhaferi. Njësia e 6, e cila konsiderohet më atraktive në të cilën forcat i matin liderët e bllokut politik shqiptar, do të udhëhiqet nga Ali Ahmeti, ndërsa i dyti në listë është Talat Xhaferi, ndërsa e treta me radhë pritet të jetë Ilire Dauti nga ASH. Vijojnë PDSH-ja, Arjanit Hoxha nga PDE-ja, Valdet Xhaferi nga BDI dhe Ilir Demiri nga ASH.

Banner

Related posts

Velkovski ndaloi përdorimin e veturave zyrtare gjatë fushatës zgjedhore, ja ku mund t’i paraqesin rastet qytetarët

Gjyla Halili

Fronti Europian miratoi Deklaratën Politike mbi legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet

Gjyla Halili

Në Graz përkujtohet Epopeja e UÇK-së, Lladrovci: Epopeja prodhoi Republikën e Kosovës!

Gjyla Halili