AKTUALE

Rexhepi: “Vlen” është thjesht degë e VMRO-së në kampin shqiptar

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në skenën politike, duke theksuar se subjekti “Vlen” nuk përfaqëson as partner koalicioni dhe as subjekt të pavarur politik.

Sipas Rexhepit, “Vlen” po vepron si një degë e drejtpërdrejtë e VMRO-DPMNE-së në kampin politik shqiptar, duke mashtruar elektoratin dhe duke dëmtuar interesat politike të shqiptarëve në vend.

“Ngjarjet e përditshme në skenën politike po e konfirmojnë qartë se ‘Vlen’ nuk është partner koalicioni në qeveri, nuk është as subjekt politik i mirëfilltë, por thjesht një degë e VMRO-së tek shqiptarët,” deklaroi Rexhepi.

Ai shtoi se kjo qasje politike është e dëmshme dhe se, sipas tij, duhet t’i jepet fund sa më shpejt për të mbrojtur interesin qytetar dhe përfaqësimin e denjë politik të shqiptarëve.

“Kjo politikë mashtruese duhet të ndalet. Shqiptarët meritojnë transparencë, përfaqësim të sinqertë dhe politika që burojnë nga vullneti i tyre, jo nga diktatet e partive të tjera,” theksoi Rexhepi.

Banner

Related posts

Kurti thotë se Borrelli dhe Lajçaku ishin në sinkron me Serbinë në takimin e 14 shtatorit

admin

22 vite nga fillimi i luftës së UÇK-së, Grubi: Sot nderojmë të gjithë ato bij e bija që iu përgjigjen thirrjes së atdheut

admin

Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë” në Miçigen, Agron Dedivanaj: Takimi i mbrëmshëm dëshmi e bashkëpunimit të qëndrueshëm mes institucioneve të Kosovës dhe diasporës shqiptare

Gjyla Halili