Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotërinj,
Kam nderin dhe kënaqësinë të flas sonte këtu para jush, përpara vëllezërve dhe motrave tona, ku me këtë rast ju përshëndes të gjithëve duke ju uruar mirëseardhje në Mbrëmjen e parë për mbledhje fondesh të shoqatës “Jehona e Malësisë”.
Sonte jemi mbledhur rreth të njëjtit qëllim dhe ideal, që është mirëqënja dhe avansimi i interesit tonë kombëtarë.
Këtu janë sot 3 breza të popullit tonë që ruajtën me angazhim dhe zellë vlerat dhe traditat shqiptare dhe për këtë duhet të jemi falenderues nënave dhe baballarëve tonë që gjithmonë kanë dijtur rëndësinë e mbrojtjes së traditës dhe bujarisë shqiptare.
Bashkimi, është një fjalë e bukur dhe gjithëpërfshirëse që do të realizoj të gjitha aspiratat tona shekullore në të ardhmen.
Një shkrimtarë i madh shqiptarë njëher pati thanë: “Burrat e mëdhenj nuk i munguan as dje Shqipëris, por as sot, dhe nuk do ti mungojn as nesër”, prandaj, duke ju parë të gjithëve këtu, mund të them me plot bindje se diaspora dhe komuniteti ynë ka pasur, ka dhe do të ketë gjithmonë burra të medhenj që do ti shërbejnë pa rezerva kombit tonë.
Kudo që ka nevojë, si për komunitetin tonë, ashtu edhe për atdheun tonë, së bashku me juve do të jemi aty, siç kemi qënë edhe deri me tani.
Në këtë frymë atdhetare dhe patriotike u themelua shoqata “jehona e Malësisë” nga një grup të cilët duke parë të gjitha nevojat e komunitetit dhe atdheut të vetë e ndërmorën këtë hapë drejt përfshirjes më të drejtpërdrejtë në të gjitha proceset shoqërore dhe politike që kanë të bëjnë me kombin tonë.
Duke parë projektet që kemi filluar por edhe kompletuar në vetëm dy vite funksionimi, jam I inkurajuar që së bashku me ju mund të përmjersojmë dukshëm të ardhmen tonë si shqiptarë në vendlindje, por edhe këtu në mergim.
Ne, në bashkëpunim me komunitetit tonë dhe me shoaqatat tjera atdhetare që veprojnë në diasporë, kemi punuar që fëmijët tanë, e ardhmja jonë, të kenë të gjitha predispozitat për përparim dhe zhvidhim.
Mëndoj se nuk ka foto më të bukur se fotoja e gati 1000 fëmijëve që festuan dhe luajtën së bashku, me këngë, vadhe dhe tradita shqiptare, në aktivitetin tonë ceremonial me rastin e Ditës së Flamurit.
Kultivimi I gjuhës shqipe dhe I kulturës shqiptare nga rinia jonë është një nga gjërat për të cilat jemi jashtëzakonisht krenarë dhe në këtë drejtim do të organizojmë dhe promovojmë aktivitete arsimore, folklorike, kulturore dhe shumë të tjera në të ardhmen, si dhe të mbështesim të rinjët tanë në përpjekjet e tyre për të pasur sukses dhe për të arritur majat e lavdisë.
Të rinjët, edhe pse janë të gjeneratës së dytë dhe të tretë në SHBA, me krenari theksojnë emrin dhe mbiemrin e tyre shqiptarë ku kjo na jep motiv për të punuar së bashku me të gjithë ju për përparimin e përgjithshëm të kombit tonë, sepse e ardhmja jonë është në duar të sigurta.
Siç pati thanë Hasan Prishtina: “Njeriu pa kombë është asgjë, kurse kombi pa brezat e ri të së ardhmes, shuhet”
Kur është fjala për atdheun tonë të shtrenjët, duke e ditur se jemi në fillimin e muajit Mars, mendoj se asociacioni I parë I marsit për të gjithë ne janë tri ngjarje të rëndësishme: Epopeja e Uck-së e 5, 6 dhe 7 Marsit, Epopeja e Dukagjinit e 24 Marsit, Marsi I vitit 2019 dhe marsi I vitit 2023.
Zgjedhjet lokale të marsit të vitit 2019 ndryshuan totalisht fatin e vëndlindjes tonë, ku me kontributin e jashtëzakonshëm të diasporës arritëm që bashkatdhetarët tanë t’i bëjmë zotër shtëpie të vendit të tyre dhe më në fund Malësisë I erdhën ditë më të mira.
Të gjithë ne, kur vizitojmë vendlindjen, vatrat dhe shtëpitë tona, mund të vërejmë zhvillimin e madh që ka arritur komuna e drejtuar nga shqiptarët.
Përsëri, mbas 4 vitesh, me koordinimin e të të gjitha shoqatave atdhetare, konfirmuam vendosmërinë e diasporës që Malësia të vazhdojë të frymojë shqip.
Gjithashtu, në të ardhmen, të gjithë së bashku do t’I mbështesim të gjitha nismat e shëndosha dhe të arsyeshme të popullit tonë në vendlindje, sepse ne diaspora nuk kemi interes tjetër përveç arritjes së një standardi më të mirë jetese për bashkatdhetarët tonë dhe përparimit të përgjithshëm të vendlindjes tonë.
Çdo bashkatdhetari nga vendlindja, mendoj se mundem, si në emrin tim personal, poashtu edhe në emrin tuaj, t’I siguroj se dora vëllazërore e diasporës do t’ju shtrihet gjithmonë, qoftë për ndonjë ndihëm, përkrahje apo zhvillim.
Prandaj, dora jonë do të shtrihet për të gjithë, edhe për ata bashkëkombasit tonë që ende përpiqën të njollosin rezultatet e diasporës dhe vendlindjes tonë, përmes sistemit famëkeq të atyre që kanë shtypur me vite popullin tonë, sepse heret apo vonë edhe ata do ta kuptojnë se koha e diskriminimit, nënçmimit dhe asimilimit ka përfunduar, tani është koha që të gjithë shqiptarët të veprojnë së bashku sepse ky është shekulli I ynë.
Edhe njëherë dua t’ju falenderoj të gjithë juve, që me praninë tuaj e bëtë këtë mbrëmje më madhështore dhe na dhatë një nxitje për të punuar edhe më shumë drejt idealit tonë kombëtarë, sepse prania juaj në këtë natë është shëmbulli dhe modeli më I mirë I bashkimit.
Dëshiroj të falenderoj edhe ata që, edhe pse nuk mundën të ishin sonte këtu me ne për arsye të ndryshme, mbështetën punën dhe aktivitetet e shoqatës tonë.
Po ashtu, me rastin e fillimit të muajit të shënjëtë të Ramazanit, të gjithë vëllezërve dhe motrave të besimit islam, u dëshiroj agjërim të lehtë e të prënueshëm!
Shoqata “Jehona e Malësisë”do të veprojë gjithëmonë dhe çdo herë në favor të popullit shqiptar, në drejtim të përparimit, mirëqënies dhe avancimit të kombit tonë, që të gjithë së bashku të arrijmë shkallët më të larta të progresit dhe të bashkimit eventual të kombit.
Të dashur vëllezër dhe motra, faleminderit në mbështetje, Zoti j’u ruajtë të gjithëve dhe shpresoj të shifemi sërish në aktivitetet dhe organizimet e rradhës të shoqatës “Jehona e Malësisë”.
Rnoftë diaspora, rrnoftë komuniteti ynë, rrnoftë Malësia dhe kombi shqiptarë!